​Shqipëri-Itali, Broja dhe Uzuni udhëheqin sulmin kuq e zi

Futboll

​Shqipëri-Itali, Broja dhe Uzuni udhëheqin sulmin kuq e zi

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 19:18
Broja dhe Uzuni

Me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë miqësoren e “luksit” me Italinë.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Shqipëria u mposht nga Katari me rezultat minimal 1:0, ndërsa Italia e mposhti Hungarinë me shifrat 2:0, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin tetor të vitit 2017, ku asokohe Italia e mposhti Shqipërinë në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultat 1:0.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Lenjani, Bare, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat