Shqipëria nuk e meritoi humbjen!

Kampioni i Evropës, Italia, ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Shqipërisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Sikur të ishte një ndeshje për pikë e jo miqësore, me raste dhe gola, që kënaqi mbi 22 mijë shikues në stadium.
Një atmosferë e bukur, lojë e madhe, katër gola, tre traversa dhe një shtyllë.
Shqipëria dy herë goditi traversën, italianë një shtyllë dhe një traversë.
Në bazë të lojës, kuqezinjtë merituan një barazim ndaj katër herë kampionit të botës.
Djelmoshat e selektorit Edy Reja sfiduan Italinë e Roberto Mancinit.
Ndeshja u gjykua nga gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, i cili ndau drejtësinë në mënyrën më të mirë. Ai shpërndau katër kartona të verdhë.
Në minutën e 16-të, Ardian Ismajli shënon me kokë, duke e lënë të shtangur portierin Meret, 1:0. Nedim Bajrami luftarak, harkoi nga goditja e lirë dhe Ismajli gjendet më së miri, duke kërcyer më së larti dhe shënoi golin më të bukur.
Gëzimi kuqezi zgjati shumë pak, pas 4 minutave (20’) italianët kundërpërgjigjen.
Mbrojtja e Shqipërisë nuk reagoi si duhet dhe Giovanni Di Lorenzo nuk i fali, duke realizuar për 1:1.
Në minutën e 25-të, Raspadori kalon me lehtësi Kumbullën dhe pason për Vincenzo Grifon i cili i vetëm çon topin në portën e Berishës, 1:2.
Në fund të pjesës së parë, mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, pësoi një dëmtim të rëndë dhe u largua nga fusha.
Në minutën e 45+2, Nicolo Zaniolo (Itali) merr topin brenda zonës dhe me goditje të fortë godet shtyllën e majtë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 48-të, Kumbulla me kokë godet bukur por portieri italian shpëton portën e tij.
Vincenzo Grifo (Itali) në minutën e 52-të godet nga rreth 15 metra por gjuajtjen e tij u ndal nga traversa!
Pas dy minutave (54’) Myrto Uzuni (Shqipëri) nga rreth 17-18 metra dërgon një projektil por godet traversën! Pas kësaj, Odise Roshi (Shqipëri) futet brenda zonës dhe nga afërsia nuk e mposht portierin Alex Meret.
Në minutën e 62-të, Nedim Bajrami nga rreth 18-19 metra dërgon një projektil të vërtetë, traversa i mohon golin, më pas Ermir Lenjani godet fuqishëm por Bonucci e largon topin nga vija fatale, fat i madh për Italinë.
Kur nuk shënon edhe pëson, kështu ndodhi në minutën e 64-rë. Grifo nga rreth 13-14 metra me mjeshtri shënon në këndin e majtë, 1:3.
Italia me fat në minutën e 76-të, Odise Roshi ballë për ballë nga një pozitë paksa anash por portieri Alex Meret bën një pritje fantastike për ta mohuar golin kuqezi.
Në minutën e 88-të, zëvendësuesi Xhuliano Skuka, i sapo futur në lojë, fati ishte kundër tij, nga afërsia nuk shënoi, goditjen e të cilit e ka pritur portieri Meret.
Skuka sërish por kësaj radhe në minutën e 89-të, pati rast të mirë, godet në gërshërë mezi e mbron portieri italian.
Shqipëria edhe pse humbi, me lojë ka mahnitur ndaj Italisë
Shqipëria - Italia 1:3
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: Genc Nuza (Kosova).
Shënues: Ismajli (16') - Di Lorenzo (20'), Grifo (25' e 64’).
Kartona të verdhë: Kumbulla, Bare, Roshi - Verrati.
Shqipëria: Berisha; Lenjani, Mihaj, Kumbulla, Ismajli (A. Bajrami 71’), Hysaj; Abrashi (Ramadani 77’), Bare (Laçi 87’), N. Bajrami (A. Asllani 71’); Uzuni (Skuka 88’), Broja (Roshi (50’). Trajner: Edi Reja.
Italia: Meret, Bastoni, Bonucci (Pinamonti 90+1’), Scalvini, Di Marco, Verrati (Pafundi 90+1’), Tonali (Ricci 45+2’), Di Lorenzo, Grifo (Gnonto 77’), Raspadori (Chiesa 90’), Zaniolo (Fagioli 77’).
Trajner: Roberto Mancini.