Në margjinat e prezantimit të librit të Marko Bellinazzo, Bepe Marota ka folur për rinovimin e Milan Shkriniar, dhe CEO i Interit, është ndjerë optimist.
“Ka respekt të madh për Shkriniar, ne e dimë se kemi të bëjmë me një profesionist të vërtetë e me vlerë të madhe.
Kemi nisur negociatat para disa kohësh, ne po punojmë për të.
Jemi duke parë dhe lojtarë të tjerë në merkato, por për sa i përket Shkriniar, jam optimist për një përfundim pozitiv”, është shprehur Marota.