Të dielën (ora 14:00) KF Bashkimi nga Kumanova do të pres Fortunën nga Hasanbegu, ndeshja e cila është derbi i javës së 13-të në Ligën e Tretë-Veri, shkruan Open-TV.
Kjo përballje pritet të kthehet në një festë të vërtetë, ku tifo-grupi “Ilirët” po bëjnë përgatitjet për krijimin e një spektakli të paparë në stadium.
Sipas informacioneve tona Ilirët që sot kanë nisur të organizohen për spektaklin në shtëpinë e tyre.
Shpresohet që atmosfera festive që do të krijohet do të mbyllet në një mënyrë sa më të mirë, ku fitorja e Bashkimti ndaj Fortunës do të ishte “qershia mbi tortë”.
Interesimi i madh për derbin e së dielës, ka bërë që atë ditë në tribunën e stadiumit të Bashkimit të gjenden edhe mysafirë nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Në renditjen tabelore, Bashkimi është i pari me 31 pikë, kurse Fortuna në vendin e tretë me 26 sosh.