Ashtu sikurse te Interi, Kristjan Asllani e nis nga stoli edhe me Kombëtaren.
Mesfushori shqiptar nuk po arrin të zërë vendin e titullarit te kuqezinjtë, çka duket se e ka lënë të pakënaqur.
Pavarësisht diplomacisë mediatike, gjuha e trupit e tradhëton.
Asllani kapet nga kamerat duke folur me shokun e tij të skuadrës te Interi, Acerbin, me të cilin tund duart dhe bën gjestin se nuk e kupton përse nuk ka qenë nga minuta e parë në fushë.