Skuadrat e Kategorisë Superiore do të kenë thuajse një muaj pushim, pasi të gjithë skenën do ta marrë Botërori i Katarit.
Gjithsesi, pushimet për lojtarët e Partizanit nuk do të zgjasin aq gjatë.
Klubi i kuq është kujdesur që t’i krijojë mundësinë Kolelës të kryejë një fazë përgatitore sa më cilësore.
Kështu, Partizani më datë 24 nëntor, saktësisht pas një jave, do të udhëtojë drejt Turqisë, ku do të nisë fazën e parë përgatitore nën drejtimin e Xhovani Kolelës. Lokacioni i zgjedhur është Alania, një qytet bregdetar shumë i bukur.
Po punohet edhe për skedulimin e disa miqësoreve.
Skuadra do të kthehet në Shqipëri më datë 5 dhjetor, ku më pas do të vijojnë përgatitjet për Erzenin.