Drejtuesit e Chelseas besojnë se janë në rrugë të mirë të arrijnë marrëveshje me Mason Mount për rinovimin e kontratës së re.
Ylli anglez më bashkëlojtarët e tij po përgatitet për Kupën e Botës ‘Katar 2022’ që nis këtë vikend.
Mount, i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij me Chelsea, rrezikon të shitet në verën që vjen nëse nuk rinovon kontratën e re.
Megjithatë, sipas mediave britanike, ka përparime pozitive mes dy palëve për marrëveshjen e re.
23 vjeçari duket se dëshiron qëndrimin në Londër, dhe siç thuhet lojtari është i etur për firmos kontratën e re.
Chelsea dhe Mount mësohet se pas përfundimit të Kupës së Botës, do të zyrtarizojnë marrëveshjen e re.