Milan-Leao, këto janë zhvillimet e fundit

Futboll

Milan-Leao, këto janë zhvillimet e fundit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 13:36
Milan-Leao, këto janë zhvillimet e fundit

Ditë të ‘nxehta’ po mbretërojnë në kampin e gjigantit italian, AC Milan.

Kampionët e Italisë akoma nuk kanë arritur marrëveshje me yllin e tyre, Rafael Leao.

Sulmuesi portugez tashmë është një nga lojtarët kryesor tek ‘Rossonerët’.

Negociatat mes Milanit dhe Leao ka kohë që kanë nisur, por deri tash ende nuk ka marrëveshje për kontratën e re.

Mediat italiane të enjten shkruajnë së krerët e Milanit në ditët vijuese do të zhvillojnë negociatat me agjentin e lojtarit, madje, thuhet se milanistët do vijnë më ofertën e re në vlerë prej shtatë milionë euro në vit për Leao-n.

Milani insiston që sa më shpejtë të arrijë marrëveshje me portugezin, në të kundërtën lojtari mund të largohet nga ‘San Siro’ pasi është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat