Anësori francez i Barcelonës, Ousmane Dembele është në shënjestër të Chelseas.
‘Blutë’ e Londrës siç raportojnë mediat britanike, janë të interesuar që të transferojnë francezin në verën që vjen.
Anësori francez kohë më parë, ka nënshkruar kontratë e re me Barçën deri në vitin 2024 me një marrëveshje që përfshinë blerjen e lojtarit me çmimin 50 milionë euro.
Dembele siç thuhet mund të largohet nga Barça mes muajit qershor dhe korrik.
Pronarët e rinj të Chelsea synojnë të transferojnë francezin në ‘Stamford Bridge’, madje, mësohet se tashmë drejtuesit e londinezëve janë duke u përgatitur që të nisi negociatat me Barcelonën për transferimin e mundshëm te Dembele-s në ishull.