Kanë përfunduar 13 ndeshjet e sotme të vlefshme për 1/16 e finales së Kosovës.
Skuadrat e Superligës, Gjilani, Llapi, Malisheva, Ferizaj, Dukagjini dhe Trepça ’89 kanë kaluar në 1/8 e finales.
Në anën tjetër, Drenica barazoi 2-2 ndaj Flamurtarit dhe fituesi do të vendoset pas vazhdimeve.
Kujtojmë se Prishtina ka kaluar direkt në fazën tjetër pasi Vëllaznimi u tërhoq nga gara, ndërsa javën e ardhshme zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera, Drita – Liria dhe Phoenix – Ballkani.
Rezultatet e plota të 1/16 së Kupës së Kosovës:
Llapi - Vllaznia Pozheran 6:2
Dukagjini - Rilindja 1974 2:0
Feronikeli ’74 - 2 Korriku 4:1
Vushtrria - Drenasi 1:0
Vjosa - Ulpiana 1;0
Behari - Ferizaj 2:3
A&N - Rahoveci 2.1
Fushë Kosova - Arbëria 4:1
Ramiz Sadiku - Malisheva 0:4
Trepça ‘89 - Kika 3:0
Trepça - Gjilani 0:5i