Selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka pa formën e secilit lojtar në ndeshjen miqësore me Ganën.
Kombëtarja e Ganës ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Zvicrës.
Murat Yakin, tha se futbollistët ende nuk janë ambientuar: “Duhet të kishim parasysh shumë procesin, ngrohjen, kontrollin e ngarkesës.
Kur bëjmë tre ndryshime në pjesën e parë dhe dy në minutën e 60-të, është e qartë se rezultati nuk ishte prioritet. Kemi ende kohë për t’u përshtatur.
Ishte jashtëzakonisht ngrohtë. Është e qartë se lojtarët ende nuk janë ambientuar. Ne luajtëm shumë mirë për 60 minuta.
Atëherë duket qartë se ka ardhur lodhja. Një humbje e tillë nuk na largon nga rruga. Ne e dimë se çfarë mund të bëjmë”.