Frika e madhe ka kaluar, por Sandro Tonali gjithsesi do të lërë grumbullimin e Italisë, si masë paraprake që çdo gjë të shkojë mirë.
Axurrët do të luajnë një tjetër miqësore në datën 20 nëntor kundër Austrisë.
Mesfushori i Milanit, u dëmtua mbrëmjen e djeshme në duelin e luajtur në “Air Albania” pas një rënie shumë të keqe me kokë, nga një dyluftim me Baren.
“Tonali është mirë, por do i duhen disa ditë pushim për t’u rikuperuar nga trauma e ndodhur gjatë pjesës së parë të ndeshjes Shqipëri-Itali’, shkruhet në njoftimin e federatës italiane.