Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut U-21 luajti baras (1:1) me Qipron U-21.
Ndryshe, përfaqësuesit e rinj të Qipros kaluan në epërsi me golin e Christodolu në minutën e 41-të.
Maqedonia barazoi në minutën e 66-të me golin e Ilievskit, pas asistimit të Todorovskit.
Në fund, Maqedonia nuk arriti të realizojë nga pika e bardhë me anë të Andrej Stojçevskit. Në momentet e fundit të takimit Reshat Ramadani u ndëshkua me karton të kuq.
Ky ishte formacioni i Maqedonisë: Alçevski, Despotovski, Stojçevski, Zlatkov, Kalkan, Ilievski, Stankovski, Gjurkovski, Krstevski, Nikollov dhe Feta.