Tite largohet nga Brazili pas Botërorit

Futboll

Tite largohet nga Brazili pas Botërorit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:58
Tite

Tite largohet nga Brazili pas Botërorit!

Lajmi që dha ish-lojtari i kombëtares së Brazilit dhe komentatori Kaio Ribeiro se trajneri i ardhshëm i Brazilit pas Botërorit do të jetë Mano Menezes e ka gjetur pak të papërgatitur delegacionin e “Seleçaos” përpara Botërorit.

Presidenti i Federatës, Ednaldo Rodrigez, tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe ai nuk ka folur ende me kandidatët që pritet të zëvendësojnë Titen, i cili ka njoftuar se do të lërë stolin pas turneut në Katar.

Ai tha për “Globoesporte” se procesi i përzgjedhjes së trajnerit të ri do të nisë në janar, ndërsa i gjithë fokusi i Brazilit në këtë moment është te Botërori që për 5 herë kampionët e Botës do të nisë të enjten kundër Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat