Si është gjendja e mesfushorit të Milan?

Futboll

Si është gjendja e mesfushorit të Milan?

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 16:30
Sandro Tonali

Si është gjendja e mesfushorit të Milan?

Mesfushori i Milan, Sandro Tonali është larguar nga grumbullimi i kombëtares italiane, që po zhvillon ndeshje miqësore duke shfrytëzuar pushimin prej Botërorit Katar 2022.

Tonali u dëmtua në ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë, që u luajt mbrëmjen e së mërkurës në “Air Albania”, nga një rrëzim i frikshëm, pas ndërhyrjes së Keidi Bares.

Mediet italiane theksojnë se lojtari i Milan është në gjendje jo të keqe, por që ka nevojë që të pushojë në mënyrë që të rikuperohet trauma e pësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat