Klubi i madh italian, AC Milan tashmë është duke menduar për përforcime të reja.
Kampionët në fuqi të Italisë sipas ‘Gazzetta’ janë të interesuar për yllin e Lyonit, Houssem Aouar.
Trajneri i ‘Rossonerëve’ Stefano Pioli synon ta forcojë akoma më shumë skuadrën për pjesën e dytë të garave.
Aouar është në listën e strategut italian.
“Milan është i interesuar për Houssem Aouar”, shkruan ‘Gazzetta’.
Drejtuesit e milanistëve thuhet se shumë shpejtë do të takohen me agjentin e lojtarit të cilin synojnë ta sjellin në ‘San Siro’.
Ndryshe, Aouar po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.