Miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë një nga eventet më të ndjekura në mbrëmjen e 16 nëntorit.
Në Shqipëri ky takim zgjoi interesin e shumë tifozëve diçka që u reflektua edhe nga shitja e të gjitha biletave në “Air Alabania”.
Por interesi duket se ka qenë i lartë edhe në anën tjetër të Adriatikut. Ka qenë vetë Rai, mbajtës i të drejtave televizive të përfaqësueses italiane, që lajmëroi se kishte fituar bindshëm sfidën e shikueshmërisë me konkurrencën sa i përket audiencës.
Mësohet se miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë ka mbajtur përpara ekranit, në "Rai 1", plot 4.412.000 italianë.