Christopher Nkunku ka dalë në mbështetje të bashkelojtarit të tij, Eduardo Camavinga pasi incidentit në stërvitje që la sulmuesin jashtë fushave për disa kohë duke u lënduar
Franca ka konfirmuar të martën që Nkunku ka pësuar një lëndim në këmbë pas një ndërhyrje nga mesfushori i Real Madridit gjatë një stërvitje të skuadrës, duke e lënë atë jashtë kësaj gare dhe jashtë fushave deri në Vitin e Ri. Camavinga u bë kështu shpejt viktime e abuzimeve racore, për të cilën gjë ka reaguar shpejt sulmuesi i RB Leipzig, pasi u detyrua që të kthehet në shtëpi dhe mos të marrë pjesë në Botëror.
“Një mendim për shokun tim të skuadrës, Eduardo Camavinga, i cili në mënyrë jo fer po targetohet nga fansat”, ka shkruar Nkunku. “Botërori është një momenti i harmonisë, jo i ndarjeve. Faleminderit tërë stafit dhe shokëve të mijë të skuadrës për ndihmën e tyre. Do të jem tifozi i juaj më i madh. Na bëni krenar!”.
Federata e Futbollit të Francës (FFF) po ashtu e ka dënuar këtë abuzim. “Pas lëndimit të Christophe Nkunku, Eduardo Camavinga ishte viktimë e mesazheve raciste në rrjetet sociale. FFF i dënon këto sulme fuqishëm dhe e mbështet tërësisht Eduardon”.
Nkunku është i involvuar në 33 gola në Bundesliga gjatë vitit 2022, më shumë se çdo lojtar tjetër, ku pas tij qëndron francezi Moussa Diaby (23) dhe ALlassane Plea (21) në vendin e dytë përkatësisht tretë.