Sandro Tonali ka konfirmuar që ai ndihet mirë pas rrëzimit të rrezikshëm që e pati në ndeshje miqësore që Italia e fitoi kundër Shqipërisë mbrëmë
Mesfushori 22 vjeçar italian u largua me barelë nga fusha në pjesën e parë në miqësoren që Azurri e fitoi kundër Shqipërisë së Edi Rejas të mërkurën, pasi që u rrëzua frikshëm gjatë një sfide me top. Por, u sigurua nga testet që Tonali e ka shmangur një lëndim serioz dhe për këtë ai tregoi edhe në rrjetet sociale.
“Jam mirë. Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi. E kësaj Italie”, ka shkruar mbrëmë Tonali në Instagram.
Një përgjigje pozitive nga 22 vjeçari, ipër të cilin disa fansa kanë menduar që nuk është dashur fare të luajë në këtë miqësore pas një fillim të ngjeshur me ndeshje që pati me Milan.
Gianluca Di Marzio raporton që mesfushori i Kuqezonjve tani është larguar nga kampi stërvitor në Coverciano, që do të thotë se ai nuk do të luajë kundër Austrisë.
22 vjeçari Tonali ka luajtur në 19 ndeshje këtë sezon, në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve për Milan, duke shënuar një dhe duke bërë pesë asistime gjatë këtyre ndeshjeve.