Çudi, Rusia rikthehet në fushë për të luajtur miqësore, me lejen e FIFA-s

Futboll

Çudi, Rusia rikthehet në fushë për të luajtur miqësore, me lejen e FIFA-s

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 17:58
Rusia

Çudi, Rusia rikthehet në fushë për të luajtur miqësore, me lejen e FIFA-s

Kombëtarja ruse e futbollit do të zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Taxhikistanit me miratimin e FIFA, pas më shumë se një viti pezullim nga të gjitha kompeticionet, për shkak të fushatës ushtarake të Moskës ndaj fqinjëve të Ukrainës.

Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin Dushanbe, fiks një vit më pas kur Rusia humbi 1-0 ndeshje ndaj Kroacisë në eliminatoret europiane për Kupën e Botës.

Kombëtarja e Putin ishte caktuar të luante një ndeshje kokë më kokë me Poloninë në mars për vendin e mbetur në Kupën e Botës, por kjo e fundit refuzoi për shkak të pushtimit që kishte nisur në Ukrainë që prej muajit mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat