Interi dhe Juventusi po mendojnë për të bërë lëvizje në afatin kalimtar të janarit për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Chelseas, N`Golo Kante.
Sipas gazetës italiane "Repubblica.it", "Nerazzurri" dhe "Bianconerët" janë të interesuar për nënshkrimin e 31-vjeçarit, po pa sqaruar kush ka treguar insistim më të madh.
Një problem paraqet shifra e vlerës së futbollistit. Chelsea nuk ka dhënë shenja se lejon zbritjen e vlerës prej 18 milionë eurosh sa llogaritet mesfushori francez.
Kontrata aktuale e Kantes me Chelsean përfundon në fund të qershorit 2023, por francezi mund të vendosë të largohet për të kërkuar një sfidë të re edhe para se të përfundojë kontrata aktuale.