Lënia jashtë Botërorit të David De Geas nga Luis Enrike ishte një nga ngjarjet që solli jashtë mase shumë polemika si në Spanjë ashtu edhe në Angli.
Gjithsesi portieri spanjoll nuk ka zgjedhur të reagojë për këtë situatë, duke u fokusuar te Mançester Junajtid.
Por duket se për De Gean ende nuk kanë fund problemet, i cili së fundmi është bërë pjesë e një ngjarje të pakëndshme për të.
Presidenti i Federatës Spanjoll të Futbollit, Luis Rubiales, i dërgoi një mesazh 32-vjeçarit, duke e uruar për karrierën e tij me kombëtaren, pasi ishte informuar se do të hiqte dorë nga kjo e fundit.
“David, jam i gëzuar që më në fund ke marrë një vendim për atë që je menduar kaq gjatë. Më thanë se ke vendosur të tërhiqesh me kombëtaren. Suksese!”, ishin fjalët e thëna nga Rubiales.
Reagimi i bërë nga gardiani ishte epik, i cili nuk ja kishte idenë se për çfarë po fliste: “Më fal? Unë nuk jam tërhequr nga asgjë!”.