Më datën 20 nëntor do të ngrejë siparin kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit në botë. Vetëm 3 ditë nga starti i Botërorit të Katarit, Portugalia zhvilloi testin miqësor ndaj Nigerisë në Lisbonë, ku triumfoi me rezultatin bindës 4-0.
Pjesa e parë u vendos nga dopieta e mesfushorit të Mançester Junajtide, Bruno Fernandez, në minutat 9 dhe 35-të. Në fragmetin e dytë të lojës, luzitanët shënuan edhe dy herë të tjera, duke vulosur “pokerin”.
Ishin dy futbollistët e Benfikës, Ramos dhe Zhoao Mario ata që gjetën rrugën e rrjetës në minutat 82 dhe 84 duke vendosur kështu diktatin.
Vlen të theksohet fakti se Nigeria shpërdoroi edhe një penallti në minutën e 81-të, kur rezultati ishte 2-0 me anë të Denis. Për sa i përket Botërorit, Portugalia sfidën e parë do e luajë më 24 nëntor ndaj Ganës në orën 17:00.