Zlatan Ibrahimoviç, i pranishëm në “Globe Soccer Awards”, zbuloi se po synon një rikthim si protagonist me Milanin.
Duke folur për mediet suedezi theksoi: “Unë me të vërtetë dua të kthehem, jam mirë dhe jam duke punuar. Nuk kam qenë në gjendje të jem atje në pjesën e parë të kampionatin, shpresoj të jem aty në pjesën e dytë”.
Sulmuesi “kuqezi” vazhdon: “Milani po ecën mirë në kampionat, por Napoli është më mirë, sipas renditjes. Por ne gjithmonë besojmë te titulli, pjesa e dytë e kampionatit është më e rëndësishme se e para”.
Më tej Ibra foli edhe për Champions League: “Konkurrenca është gjithmonë e vështirë, me Tottenham-in në raundin e 16-tës nuk ka favorit, sfida është e hapur për çdo rezultat. Të ndihesh mirë do të jetë e rëndësishme kur të luhen ato ndeshje”.