Si duket ylli egjiptian, Mohamed Salah i ka lënë pas vete momentet e tij të hidhura me mbrojtësin spanjoll, Sergio Ramos.
Ramos e kishte lënduar Salahun në finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, duke e detyruar egjiptianin të largohet nga loja qysh në pjesën e parë.
Që nga ajo kohë, Ramos dhe Salah nuk kanë pasur një miqësi të mirë, por si duket problemet e tyre ata i kanë lënë në të kaluarën.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Globe Soccer Awards, Salah shihet teksa e përshëndet Ramosin me një përqafim, si dhe ikonën suedeze, Zlatan Ibrahimovic.
Videon e gjeni më poshtë.
Salah, ramos, ibrahimović
— zonkasha (@zonkasha) November 17, 2022
Ramos doesn't believe himself he just saw Salah 😅 pic.twitter.com/iY31aJhOjY