Ferizaj ka marrë fitore në udhëtim te KF Behari nga Vitomirica në kuadër të 1/16 në Kupën e Kosovës.
Pas 90 minutave të zhvilluara, Ferizaj triumfoi me rezultat të ngushtë 2-3, por klubi elitar mund të humbas ndeshjen në tavolinë.
Klubi nga Liga e Dytë, KF Behari ka parashtruar ankesë drejtuar Komisionit të Garave duke kërkuar fitoren në tavolinë.
Ankesa e KF Beharit është se futbollisti i Ferizajt, Edon Sadriu kishte marrë dy kartonë të verdhë, një në gjysmëfinale ndaj Prishtinës dhe një tjetër në finale ndaj Dritës sa ishte futbollist i Llapit edicionin e kaluar.
Behari është afër të marrë fitore në tavolinë, derisa në rast se ndodh një gjë e tillë do të bëhej skuadra e dytë nga Liga e Dytë e Kosovës që kalon në 1/8 e finales.
Drejtuesit e klubit nga Vitomirica kanë dërguar ankesën në adresë të Gazeta Olle ku shihet qartë se kërkojnë fitoren në tavolinë ndaj Ferizajt.