Ronaldo: Kam refuzuar 350 milionë euro nga…

Futboll

Ronaldo: Kam refuzuar 350 milionë euro nga…

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 11:47
Ronaldo: Kam refuzuar 350 milionë euro nga…

Cristiano Ronaldo dhe Mançester Junajtid janë në krisje totale, pas intervistës së lançuar me gazetarin anglez Piers Morgan ku tregoi se ndihej i tradhtuar nga “Djajtë e Kuq”.

Së fundmi, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” me anë të një interviste me “Talk TV”, ka rrëfyer se i është ofruar Napolit dhe Sportingut të Lisbonës, dhe që ka refuzuar 350 milionë euro nga Arabia Saudite, por pa zbuluar emrin e skuadrës:

“Po, kam refuzuar një kontratë 2-vjeçare prej 350 milionë eurosh nga një ekip nga Arabia Saudite.

Mediat më parë shkruanin se i jam ofruar Napolit dhe Sportingut të Lisbonës, po është e vërtetë! Por, në atë periudhë kam qenë i motivuar me Mançester Junajtidin.

Zhorzh Mendesh ka më shumë se 100 futbollistë dhe disa prej tyre kanë shkuar te Çelsi dhe Arsenali, por media gjithmonë flet për Kristiano Ronaldon.

Unë kam rrogën më të lartë në historinë e Premier Ligës edhe pse në moshën 37-vjeçare.”, përfundoi Ronaldo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat