Dy sulmuesit e Serie A humbasin Botërorin!
Dëmtime tek Argjentina.
Trajneri Lionel Scaloni humbi shërbimet e Nicolas Gonzalez për shkak të një tërheqjeje muskulore dhe në vend të 24-vjeçarit të Fiorentinës, por jo vetëm. Kupën e Botës e ka humbur edhe Joaquin Correa.
I pafat sulmuesi i Interit, të cilit problemet në gju i kanë hequr mundësinë të garojë me kombëtaren albiceleste në Katar 2022. Scaloni ka ftuar në vendin e tyre Angel Correa (Atletico Madrid) dhe Thiago Almada (Atlanta United).
Ky i fundit debutoi me Argjentinën në miqësoren e 24 shtatorit ndaj Hondurasit, që u fitua 3-0 nga dy herë kampionët e botës, të cilët takimin e parë në Botërorin e Katarit do e luajnë më 22 nëntor përballë Arabisë Saudite (11:00).