Trajneri i ri i Wolves, Julen Lopetegui i ka yllit të skuadrës së tij, Adama Traore të nënshkruajë kontratën e re.
Marrëveshja aktuale e anësorit spanjoll me klubin anglez skadon në qershor e ardhshëm.
“Adama është lojtari ynë. E njoh që kur ishte 14 vjeç në Barcelonë dhe tani është edhe më i fortë”, tha Lopetegui.
“Kontrata e tij ende nuk ka skaduar dhe më e rëndësishmja është se ai do të jetë këtu të paktën deri në qershor”.
“Më pas nuk e di se çfarë do të ndodh, por sigurisht së shpresoj dhe do të isha shumë i lumtur nëse ai vazhdon kontratën me ne”, theksoi strategu spanjoll..