Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë!
Arsenali ka emëruar ditën e sotme, drejtorin e parë sportiv në gjithë historinë 129-vjeçare të klubit, brazilianin Edu Gaspar.
44-vjeçari la dje postin e drejtorit teknik për të marrë postin e drejtorit sportiv ditën e sotme.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike “Topçinjtë” e Londrës me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.
Gaspar më parë ka qenë pjesë edhe e Brazilit si koordinator i ekipit, si këshilltar te përfaqësuesja e Iranit dhe drejtor te klubi brazilian i Korinthiasit.
Ndërsa si futbollist ka mbajtur veshur fanellat e Arsenalit, Valencias dhe Korinthiasit.