Duke qenë se flitet që kjo do të jetë ndeshja e fundit e Edi Rejës në krye të Shqipërisë, italiani do të kërkojë ta mbyllë me fitore dhe për këtë nuk do të ndryshojë shumë me Armeninë, e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:30, në stadiumin “AIR Albania”.
Në portë pritet Berisha, por nuk përjashtohet edhe Kastrati.
Në mbrojtje priten: Hysaj, Kumbulla, Bajrami, Mihaj dhe Lenjani.
Ndërkohë në mesfushë mendohet Asllani, Bare dhe Ramadani. Përpara tyre pritet ta nisë Bajrami dhe Muçi.