Milani piketon pasardhësin e Rafael Leaos

Futboll

Milani piketon pasardhësin e Rafael Leaos

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:15
Milani piketon pasardhësin e Rafael Leaos

Tifozët e Milanit po presin me padurim rinovimin me Rafael Leaon, yllin e skuadrës. Drejtuesit e kampionëve të Italisë nuk duan të mbetën të papërgatitur dhe kanë piketuar zëvendësuesin e portugezit nëse nuk arrihet gjuha e përbashkët për rinovimin.

GDS shkruan se në listën e dëshirave të kuqezinjve është Noah Okafor, sulmuesi zviceran i Salzburgut, i cili u përballë dy herë në Champions League ndaj skuadrës së Stefano Piolit, duke gjetur rrugën e rrjetës në barazimin 1-1 në takimin e luajtur në Austri.

22-vjeçari numëron 9 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren helvete, ndërkohë që këtë sezon ka realizuar 10 gola në total në gjithë kompeticionet. Okaford vlerësohet rreth 35 milionë euro, shumë që Milani nuk do e ketë problem ta paguajë nëse shet Leaon.

Për yllin e Salzburgut ka interesim edhe nga Premier League, kampionat ku pëlqehet shumë nga klube si Arsenali, Chelsea dhe West Ham.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat