Cristiano Ronaldo vazhdon të godas krerët e Manchester Unitedit.
Sulmuesi portugez, i cili sipas të gjitha gjasave, në janar do të largohet nga ‘Old Traffordi’, ka goditur ish-trajnerin e ‘Djajve të Kuq’, Ralf Rangnick.
“Kur e pashë Rangnick mendova se ai është ndonjë rrobalarës, i dhashë këmishën time për ta larë por ai më tha jam shefi yt, u shokova, nuk kisha dëgjuar kurrë për të”, ka thënë Ronaldo.
Ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit, thotë se ka mësuar shumë nga trajnerët më të mirë në botë.
“Gjithmonë kam mësuar nga trajnerët më të mirë në botë, Zidane Ancelotti, Mourinho, kam mësuar shumë prej tyre”, ka theksuar reprezentuesi portugez.