Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma përballet me Ishjut Faroe në miqësoren e dytë të këtij muaji.
‘Dardanët’ në duel me Ishujt Faroe vijnë pas barazimit me Armeninë (2-2), të mërkurën që e lamë prapa.
Edhe miqësorja me Ishujt Faroe do t’i shërbejë trajnerit Alian Giresse të shoh nga afër potencialin e disa lojtarë të rinj.
Ndeshja Kosova – Ishujt Faroe do të drejtohet nga gjyqtarët shqiptar me kryesorin Juxhin Xhaja i ndihmuar nga Denis Rexha e Nertil Bregasi ndërsa gjyqtar i katërt është Dardan Çaka.
Miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Ishujt Faroe luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe nis në orën 18:00.