Kroacia do të luftojë që të mbrojë medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të fituar në vitin 2018.
“Që në fillim futbolli ishte në qendër të gjithçkaje: Nëse mund të flasim për krijimin e identitetit kombëtar përmes sportit. Kroacia duhet të jetë numri një në botë”, - tha legjenda e futbollit kroat. Zvonimir Boban.
Kroacia ka pas gjeneratë të hatashme në vitet e pasluftës, kur luftuan me pushtuesin serb.
“Unë do t'i rekomandoja të gjithëve ta shikonin.
Atëherë njerëzit do të kuptonin se çfarë është Kroacia, pse i kemi këto emocione, pse jemi kaq krenarë që jemi kroatë dhe pse japim 200 për qind në fushë” - tha Andrej Kramariç për “Sky Sports”.
Mediat e njohura iu referuan edhe Zvonimir Bobanit, i cili besojnë se ka vuajtur dhe është ndjerë i pafuqishëm teksa bashkatdhetarët e tij po luftonin në luftë, ndërsa ai po shijonte destinacione të tjera të bukura.
“Kjo është pjesa që më ka lënduar gjithmonë”, e pranon Boban.