Intervista e dhënë së fundmi nga Cristiano Ronaldo për gazetarin pers Morgan ka shkaktuar shumë bujë, por dhe kaos te Manchester United, një klub që e akuzuar.
Avokatët e klubit anglez janë të sigurt që kanë arsyet e duhura për të akuzuar portugezin për shkeljen e kushteve të kontratës së tij dhe gjithashtu janë të sigurt se mund ta largojnë atë pa paguar asnjë shumë parash.
“Manchester United ka nisur hetimin këtë mëngjes në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të komentojmë më tej derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”, shkruhet në një njoftim.
Sipas gazetës angleze, kanë nisur procedurat ligjore për prishjen e kontratës së tij pa asnjë dëmshpërblim. Cristiano duhet të marrë ende mbi 18 milionë euro nga “Djajtë e Kuq”, por skuadra angleze beson se largimi mund të ndodhë falas.