Trofeu u vodh për herë të dytë në Botërorin e 1983

Futboll

Trofeu u vodh për herë të dytë në Botërorin e 1983

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 23:13
Blatter

Trofeu i Kupës së Botës “Zhyl Rime” u rikthye në Brazil në 1970 kur “Seleçao” fitoi Botërorin në Meksikë.

Si tri herë fituesit e Kupës së Botës, kupa u takonte të mbahej nga ata përjetësisht, pavarësisht se u vodh sërish në vitin 1983 dhe nuk u gjet më kurrë. Më pas u prodhua trofeu i ri i Kupës së Botës, “Trofeu i Kupës së Botës së FIFA-s” ai që është edhe sot.

Pasi u vodh në Londër, u porosit një kopje tek argjendari londinez Xhorxh Bërd, i cili u betua për ruajtjen e sekretit. Kopja u shit te kompania e ankandit “Sotheby” te një blerës misterioz në vitin 1997 për 240 mijë paund, gati 25 herë më shumë se vlera e llogaritur e saj.

Më vonë doli që blerësi ishte një përfaqësues i federatës angleze, që vepronte në emër të FIFA-s, sekretari i të cilës ishte Sep Blater dhe ai kishte autorizuar blerjen e kupës me çdo çmim. Kopja më vonë iu dhurua muzeut të futbollit kombëtar në Mançester, ku ekspozohet edhe so.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat