Federata e Polonisë mesazh për pilotët!
Polonia u shoqërua nga dy avionë ushtarakë F16 gjatë udhëtimit të mbrëmshëm drejt Katarit për Kupën e Botës.
Vendimi u mor si masë paraprake pasi dy raketa, ndoshta nga territori ukrainas, ranë në territorin polak dhe shkaktuan vdekjen e dy civilëve.
“Faleminderit pilotë të dashur”,-thuhet në “Insta Story” të postuar në llogarinë zyrtare në Instagram të Federatës së Futbollit.