Robert Lewandowski foli në një konferencë për shtyp, disa ditë para debutimit të Polonisë së tij në Kupën e Botës, i cili do të përballet me Meksikën.
“Nuk e di nëse do të jetë Botërori im i fundit, por po përgatitem sikur të ishte i fundit.
Fizikisht ndihem mirë por nuk janë vetëm faktorët sportive. Në dy javët e fundit kam qenë në gjendje të fokusohem në stërvitje, më parë nuk kam pasur kohë.
Ndihem i pushuar dhe i kënaqur me mënyrën se si po punojmë”, u shpreh Lewandowski për mediat në Katar.