Charles De Ketelaere nuk ka arritur ende të tregojë vlerat e tij te Milan, por periudha e vështirë me “kuqezinjtë” nuk ndikoi te ftesa për Kupën e Botës.
Nëse ai nuk e ka gjetur ende vendin e tij në skemat e Piolit në Serinë A, mesfushori belg mbetet një nga talentet më premtues dhe trajneri Martinez nuk donte të hiqte dorë nga ai.
Mesfushori foli për muajt e parë te Milani duke e konsideruar transferimin e tij si një hap të madh në karrierën e tij, por pranon se duhet të përmirësohet.
“Jam shumë i lumtur me zgjedhjen time, por duhet të rritem në shumë aspekte.
Ka shumë faktorë për t’u marrë parasysh, por jam shumë i kënaqur te Milan. Botërori?
Të luaja për Belgjikën ishte ëndrra ime si fëmijë dhe jam i lumtur që e kam arritur kaq i ri. Jemi me fat sepse kemi kaq shumë lojtarë të talentuar dhe ne të rinjtë përpiqemi të mësojmë shumë nga lojtarët me eksperiencë. De Bruyne?
Gjithmonë e kam admiruar, për elegancën e tij dhe mënyrën se si luan futboll. Ai bën që gjithçka të duket e lehtë.” – tha De Ketelaere.