Largim dhe gjobë e majme? United nis procedurat ligjore ndaj Ronaldos!
“Manchester United nisi hapat e duhura ligjore këtë mëngjes në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media.
Ne nuk do të komentojmë më tej derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”-me këtë deklaratë të shkurtër zyrtare për shtyp Manchester United ka bërë të qartë se cilat janë synimet në lidhje me çështjen Cristiano Ronaldos, pas deklaratave që portugezi dha për gazetarin Piers Morgan.
Sipas asaj që raportohet nga mediet angleze “Djajtë e Kuq” synojnë ta gjobisin rëndë dhe ndoshta edhe ta padisin për shpifje.