Maqedonia e Veriut është gati për takimin e nesërm kundër Azerbajxhanit.
Maqedonia do të ketë mungesa në takimin e radhës kontrollues.
Pa futbollistin shqiptar Ezgjan Alioskin do të paraqiten kundër Azerbajxhanit.
“Probleme të reja për trajnerin Blagoja Milevski për ndeshjen e nesërme ndaj Azerbajxhanit.
Gjegjësisht, Bojan Miovski është i sëmurë dhe nuk do të mund të performojë, ndërsa Gianni Alioski është liruar nga obligimet për arsye familjare.
Ndryshe, ndeshja e nesërme fillon nga ora 14:00 dhe do të luhet në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Ky do të jetë takimi i fundit dhe miqësorja e fundit për këtë vit”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.