Futbollisti Enis Bardhi është një nga futbollistët më të mirë të Maqedonisë së Veriut, tha se iu duhet fitorja për të ngritur atmosferën.
Mesfushori i Trabzonit para ndeshjes së nesërme miqësore me Azerbajxhanin, që do të luhet në Arenën e Shkupit me fillim nga ora 14:00, ka theksuar mes të tjera:
“Nuk ka asnjë favorit në futbollin e sotëm. Të luajmë me përqendrim.
Nga ato ndeshje që kemi luajtur deri më tani, ajo e nesërmja do të jetë krejtësisht ndryshe.
Dihet që Azerbajxhani është një kombëtare e fortë, janë solidë me top. Sidoqoftë, na duhet një fitore për të ngritur atmosferën në një nivel që na nevojitet për atë që do të vijojë nga marsi e tutje”.
Maqedonia e Veriut synon fitore.