FIFA organizoi sot një konferencë shtypi pak orë nga starti i Botërorit në Katar.
Pas fjalës së Xhani Infantinos, ka folur edhe zëdhënësi për shtyp i qeverisë së madhe të futbollit, Brajan Suonson, i cili ka deklaruar se është homoseksual dhe brenda në FIFA ka disa kolegë që janë të tillë:
“Dua t’iu rrëfej diçka duke përfituar nga kjo situatë. Unë jam këtu në një pozicion të privilegjuar dhe jam një person homoseksual.
E kam menduar gjatë nëse do t’ua rrëfeja ose jo orientimin tim seksual. Në FIFA ne kujdesemi për të gjithë, jemi organizatë gjithëpërfshirëse.
Unë kam disa kolegë homoseksualë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për debatin dhe respektoj plotësisht të drejtën e të tjerëve për të menduar ndryshe. E di se çfarë po luftojmë.”, përfundoi 42-vjeçari.
Suonson është 42-vjeç nga Edinburgu dhe është një ish-reporter i “SKY Sports”.
Postin e shefit të marrëdhënies me median në FIFA ai e mori në vitin 2021.