Seferi ka realizuar golin e radhës në Ukrainë

Futboll

Seferi ka realizuar golin e radhës në Ukrainë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 15:20
Seferi ka realizuar golin e radhës në Ukrainë

Taulant Seferi ka realizuar golin e radhës në Ukrainë.

Ish-sulmuesi i Tiranës, i cili numëron 10 ndeshje dhe një gol me kombëtaren shqiptare, shënoi në fitoren 1-2 që Vorskla Poltava arriti në fushën e Kolos Kovalivka.

Ishte minuta e 30’ kur 26-vjeçari nga Kumanova gjeti cepin e portës kundërshtar me një goditje të menjëhershme me të djathtën, duke lënë të shtangur në vend portierin kundërshtar. Ky ishte goli që zhbllokoi takimin.

Kolos barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 65’, por Vorskla, që renditet në vendin e gjashtë në elitën e futbollit ukrainas, shënoi golin e fitores dhjetë minuta nga fundi.

Seferi është ngjitur në shifrën e tre golave sezonalë në kampionat, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit bashkë me brazilianin Marlyson. Ardit Toli, shqiptari tjetër i Vorsklas, e ndoqi takimin nga stoli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat