Balliu flet për rolin e mbrojtësit të krahut

Futboll

Balliu flet për rolin e mbrojtësit të krahut

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 15:38
Balliu

Ivan Balliu ka dhënë një intervistë për “Futbol Mahou“, ku ka treguar edhe objektivin e Rajo Vajekanos. Mbrojtësi shqiptar tregohet i sinqertë dhe zbulon se Kupa e Mbretit mbetet një objektiv në dhomat zhveshjes për skuadrën spanjolle, duke qenë se pjesëmarrja në Europë është një fjalë e madhe për Rajon.

“Iraola është pjesërisht fajtor që gjërat po shkojnë kaq mirë për ne. Nuk mund të them përqindjen e saktë. Ai është një trajner që i përgatit shumë mirë ndeshjet dhe më pas në fundjavë çdo gjë del paksa siç e sheh ai, ndaj ka një përqindje të lartë të gjërave që na shkojnë mirë”.

“Ne do të përpiqemi të luftojmë për Kupën e Mbretit. Vitin e kaluar ishim shumë afër dhe ishte një goditje shumë e rëndë, nuk do t’ju mashtroj. Është një nga objektivat në dhomat e zhveshjes. Europa, tashmë është fjalë e madhe. Ka ekipe me buxhet më të lartë dhe me të njëjtin synim…”.

“Ne pikturojmë pak. Në futbollin modern kemi gjithnjë e më shumë incidencë. Iraola është më shumë për anësorët dhe na jep pak më shumë ndihmë”, ka thënë Ivan Balliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat