Trajneri i Katarit, Felix Sanchez, i ka parë Holandën, Ekuadorin dhe Senegalin si skuadra që qëndrojnë më lart se sa ekipi që ai drejton, mirëpo sipas tij, ky fakt nuk duhet të paraqet pengesë që Katari të mundohet ta nxjerrë më të mirën.
Ai ka folur në konferencë një ditë para fillimit të Kampionatit botëror të futbollit, që mbahet në vendin Kombëtaren e të cilit e drejton dhe ku ndeshjen e parë Katari e zhvillon me Ekuadorin.
"Duhet të jemi realistë rreth mundësive.
Janë tri ndeshje dhe ne e dimë nivelin e kundërshtarëve tanë: për shkak të historisë, talentit individual, karrierës ku zhvillohet, ata janë përpara nesh, por ne jemi këtu për të treguar se mund të jemi një ekip konkurrues", ka thënë ai.
"Në letër ata duhet të marrin tri pikët dhe ndoshta tashmë ata llogarisin në tri pikët, por ne do të përpiqemi të bëjmë paraqitje të mira".
Sanchez ka thënë se lojtarët kanë motiv të madh për të luajtur..