E bujshme nga Anglia, FIFA lajmërohet për dyshime për manipulime të ndeshjeve miqësore të Katarit!
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, një nga partnerët e integritetit të FIFA-s ka kontaktuar organin qeverisës botëror në ditët e fundit duke theksuar se janë akorduar një numër jashtëzakonisht të lartë penalltish pro Katarit në miqësoret e tyre para Kupës së Botës, mes tyre edhe ndaj Shqipërisë, e përfunduar me rezultatin 1-0 në Marbeja të Spanjës më 9 nëntor.
Sipas medias britanike kjo ka ndodhur për shkak se Katari të kishte një imazh të mirë përpara Botërorit, që pritet të ngrejë siparin nesër.
Paralajmërimi i integritetit të FIFA-s gjithashtu vë në dukje se edhe partnerët e tyre të monitorimit të ndeshjeve kanë luftuar për të zbuluar të dhëna për lojërat në fjalë.