Legjenda e futbollit të Kosovës, Muharrem Sahiti, sot ka takuar dy njerëz të veçantë, me të cilët një periudhë ka kaluar me sukses pikërisht në vitet e 90-ta në klubin e futbollit Kosova e Dusseldorfit.
Drejtor i kombëtares së Kosovës, Sahiti, është takuar në Prishtinë me presidentin e FC Kosova Dusseldorf, Bujar Nezirin dhe koordinatorin e këtij klubi, Shaban Maloku.
Ata diskutuan për futbollin në përgjithësi të Kosovës, po ashtu edhe për rezultatet e lakmueshme të Kosovës së Dusseldorfit në Bezirksliga në Gjermani.
Ata u takuan para sfidës Kosovë – Ishujt Faroe, ishte një takim i përzemërt mes këtyre të lartpërmendurve.
Sahiti e njoftoi Nezirin për aktivitetin e Kombëtares, ky i fundit për rezultatet që po shënojnë në Bezirksliga.