Benzema reagon pasi humbi Botërorin

Futboll

Benzema reagon pasi humbi Botërorin

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 07:51
Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema u lëndua gjatë ditës së djeshme në stërvitje me Kombëtaren e Francës 

Në fakt, Benzema është duke vuajtur nga një lëndim muskulor që nga muaji tetor, por që lëndimi i është kthyer dhe duket se sulmuesi francez do të largohet nga Katari pasi që nuk mund të luajë për Kombëtaren e tij. 

Pas ekzaminimeve mjekësore që ai bëri në një klinikë në Doha, është konfirmuar zyrtarisht që ai do të mungojë në Botëror. 

E sonte, Benzema doli me një reagim në Instagram. 

“Në jetën time kurrë nuk jam dorëzuar…por sonte me duhet të mendoj për skuadrën siç kam bërë gjithmonë andaj arsyeja me thotë që vendin tim t’ia lë dikujt që mund ta ndihmon grupin që ta fitojë këtë Botëror. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen e juaj”, ka shkruar Benzema në Instagram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat